Rama b iznesmenëve: Merrni punëtorë nga Pakistani dhe Bangladeshi, per 7 dite vijne..

Kr yeministri Edi Rama zhv illoi një dreke pune në një nga agr oturizmet në Shijak, me disa nga biznesmenët e zonës. Ank esës së tyre për çështjen e m ungesës së punëtorëve në tregun vendas, Rama iu përgjigj se tashmë është hapur rruga për të marrë edhe punëtorë të huaj.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se nëse m err m andatin e tretë, do të vijojë me rr itjen e pagës minimale.

Edi Rama: “Kemi kr yer lehtësim maksimal për m arrjen e punëtorëve nga jashtë, nga Pakistani, Bangladeshi, Filipinet, dhe për pagat që ju jepni, mendoj se janë mëse të kënaqur. Dhe nuk ka histori konsullatash, me vizë el ektronike, në 7 ditë apl ikim dhe m und të marrësh punëtorin. Ka shumë që e kanë bërë dhe janë të kënaqur. Eshtë një sistem I thjeshtë, është investim i vogël në fillim, por…se ju ushqimin e jepni këtu, dmth vec pagës kanë edhe ushqimin.

Ne do ta rrisim pagën minimale në 4 vitet që vijnë se është duke u rritur, por e ulët është me thënë të drejtën. Gjithë bota ka ardhur te kjo kohë. Po të shohësh shtetet turistike që kemi afër, kanë punëtorë të huaj plot. Po këtu ka mundësi t’i fusësh edhe në punë të tjera”.

Be the first to comment on "Rama b iznesmenëve: Merrni punëtorë nga Pakistani dhe Bangladeshi, per 7 dite vijne.."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*